Lajme

Zëdhënsja ruse: SHBA-ja urdhëroi publikimin e pamjeve të civilëve të vdekur në Bucha, për të fajësuar Rusinë

04/04/2022 09:49
nga:Donika Fetahu

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se pamjet e civilëve të vdekur në Bucha ishin “urdhëruar” nga ShBA-ja si pjesë e një komploti për të fajësuar Rusinë.

“Kush janë mjeshtëritë e provokimit? Sigurisht që Shtetet e Bashkuara dhe NATO”, tha zëdhënësja ruse e ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, në një intervistë në televizionin shtetëror të dielën vonë.

Ajo tha se protesta e menjëhershme perëndimore mbi imazhet e civilëve të vdekur tregoi se historia kishte qenë pjesë e një plani për të dëmtuar reputacionin e Rusisë.

“Në këtë rast, më duket se fakti që këto deklarata për Rusinë janë bërë në minutat e para pas shfaqjes së këtyre materialeve, nuk lë asnjë dyshim se kush e ‘urdhëroi’ këtë histori”, shtoi ajo.