Lajme

49 vjeçari që u vra në Mitrovicë varroset sot, i plagosur mbeti vëllau i tij

07/10/2021 12:59
nga:M K

49-vjeçari që u vra mbrëmë pas mesnate në Mitrovicë do të varroset sot, siç kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Varrimi do të bëhet në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Sipas raportimeve nga mediat lokale në Mitrovicë, në këtë rast ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij.

Ndërkaq, policia e Kosovës është ende në ndjekje të të dyshuarve, J.S, 52 vjeç, i cili aktualisht po trajtohet në spital.

Siç u bë e ditur më herët në një komunikatë për media, në lidhje me rastin janë dy të dyshuar.

“Ndërsa rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima D. S., 49 vjeçar, si pasojë e plagëve ka vdekur, ndërsa i plagosuri tjetër viktima J. S., 52 vjeçar, mbetet në tretman të mëtejmë mjekësor. Pas ekzaminimeve të kryera në vendin e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër (4) gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi materiale që ndërlidhen me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Aktualisht të dyshuarit janë arrati teksa policia ka thënë se po punon në arrestimin e tyre, ndërsa identiteti i tyre është i njohur për organet e rendit.