Sot, Policisë së Kosovës i’u shtuan 462 kadetë të rinj, shkruan GazetaBlic.
Lidhur me këtë, Sindikata e Policisë së Kosovës uron diplomimin e gjeneratës së 61-të.
Sindikata shprehet se janë krenar për këtë gjeneratë, si dhe që janë gati të shërbejnë me përkushtim dhe dinjitet për sigurinë e qytetarëve tanë.
Po ashtu, sipas SPK-së, ky është një hap i rëndësishëm për vendin tonë, dhe jemi të bindur se do të jeni mbrojtës të denjë të rendit dhe ligjit.
“Sindikata e Policisë së Kosovës, në këtë ditë të veçantë kur diplomoi gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës, me 462 kadetë të rinj që i bashkohen radhëve të saj, shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për të gjithë ata që kontribuan në arritjen e këtij momenti të rëndësishëm. Jemi krenarë për kadetët e rinj që, duke përfunduar me sukses trajnimet, janë gati të shërbejnë me përkushtim dhe dinjitet për sigurinë e qytetarëve tanë. Ky është një hap i rëndësishëm për ju dhe për vendin tonë, dhe jemi të bindur se do të jeni mbrojtës të denjë të rendit dhe ligjit. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë sukses: instruktorëve, familjarëve të kadetëve dhe të gjithë atyre që kanë mbështetur këtë proces kaq të rëndësishëm”, thuhet në postimin e tyre.
“Sindikata e Policisë së Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush, duke ju mbështetur në çdo hap të karrierës tuaj dhe duke punuar së bashku për një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet mes të tjerash.
Postimi i plotë: