Lajme

46 vjeçari në kërkim për dhunë në familje dhe lëndim trupor, arrestohet në Prishtinë

11/19/2024 10:52
nga:N K

Një person është arrestuar mbrëmë në kryeqytet pasi ishte shpallur në kërkim nga gjykata, shkruan GazetaBlic.

46 vjeçari, ishte i dënuar për “Dhunë në familje”, “Kanosje: dhe “Lëndim trupor”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga policia, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar që kërkohej me urdhëresë të Gjykatës

Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Personit të dyshuar:

V. G, mashkull 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti ishte i dënuar me burgim, për dhunë në familje, kanosje dhe lëndim trupor.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.