Lajme

46-shi i AAK-së, Faton Jakupi: Ju falënderoj nga zemra për çdo përkrahje, besim dhe angazhim!

02/08/2025 22:01
nga:Y I

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Faton Jakupi, ka falenderuar qytetarë për mbështetjen gjatë fushatës.

Jakupi tha se angazhimi, besimi dhe përkushtimi i tyre i kanë dhënë forcë dhe motivimin për të vazhduar përpara rrugtimin politik.

“Falënderoj secilin prej jush që keni qenë pjesë e takimeve tona, keni ndarë vizionin tonë dhe keni punuar pa u lodhur për ta përçuar mesazhin tonë tek qytetarët. Mbështetja juaj ka qenë shtylla kryesore e kësaj fushate dhe dëshmia më e mirë se bashkë mund të sjellim ndryshimin që dëshirojmë për vendin tonë.
Një falënderim i veçantë shkon për strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, aktivistët dhe vullnetarët që kanë dhënë gjithçka nga vetja për të realizuar një fushatë dinjitoze dhe të suksesshme. Po ashtu, falënderoj të gjithë ata që kanë ndarë me ne idetë dhe shqetësimet e tyre, duke na ndihmuar ta kuptojmë edhe më mirë rrugën që duhet ndjekur” shkruan Jakupi raporton “Gazeta Blic”.

‘Ju falënderoj nga zemra për çdo përkrahje, besim dhe angazhim’ tha Jakupi në postimin e ndarë raporton “Gazeta Blic”.

Faton Jakupi kandidon me numrin 46 në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, bashkëpunëtorë dhe miq,

Me përulësi dhe mirënjohje të thellë dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme që më keni dhënë gjatë kësaj fushate. Angazhimi juaj, besimi juaj dhe përkushtimi juaj më kanë dhënë forcën dhe motivimin për të vazhduar përpara në këtë rrugëtim politik.

Falënderoj secilin prej jush që keni qenë pjesë e takimeve tona, keni ndarë vizionin tonë dhe keni punuar pa u lodhur për ta përçuar mesazhin tonë tek qytetarët. Mbështetja juaj ka qenë shtylla kryesore e kësaj fushate dhe dëshmia më e mirë se bashkë mund të sjellim ndryshimin që dëshirojmë për vendin tonë.

Një falënderim i veçantë shkon për strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, aktivistët dhe vullnetarët që kanë dhënë gjithçka nga vetja për të realizuar një fushatë dinjitoze dhe të suksesshme.

Po ashtu, falënderoj të gjithë ata që kanë ndarë me ne idetë dhe shqetësimet e tyre, duke na ndihmuar ta kuptojmë edhe më mirë rrugën që duhet ndjekur.

Pavarësisht rezultatit përfundimtar, një gjë është e sigurt: ne kemi treguar se me bashkim, guxim dhe vullnet të mirë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë. Kjo nuk është fundi i rrugëtimit tonë, por vetëm një hap tjetër drejt një Kosove më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Ju falënderoj nga zemra për çdo përkrahje, besim dhe angazhim!

Vazhdojmë së bashku!

Me respekt dhe mirënjohje,

Faton Jakupi