Lajme

46 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë, nga 1 janari e deri më sot

02/06/2022 07:35
nga:Gazeta Blic

Nga 1 janari i këtij viti në Kosovë janë regjistruar 46 raste të vdekjeve nga virusi Covid-19.

Vetëm në 24 orët e fundit sipas MSH-së u regjistruan katër vdekje. Dy nga të vdekurit janë nga komuna e Prizrenit, një nga Mitrovica dhe një nga Graçanica.

Ndërkaq, tre prej tyre i takojnë grup-moshës 70-79 vjeç. Teksa një grup-moshës 60-69 vjeç.

Kështu numri i të vdekurve nga Coronavirusi që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 3,037.

Në ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.721 raste të reja me Covid-19.

Ndërsa janë shëruar 2.704 persona.