Lajme

455 pacientë po trajtohen për Covid-19 në SHSKUK

09/23/2021 09:06
nga:Y I

Në SHSKUK po trajtohen për Covid 455 pacientë, raporton Gazeta Blic.

Prej tyre 361 me oksigjeno-terapi dhe 42 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 455 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 455 pacientë. Prej tyre 361 me oksigjeno-terapi dhe 42 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 81 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 52 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 20 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 29 pacientë
Spitali i Gjakovës, 32 pacientë
Spitali i Pejës, 73 pacientë
Spitali i Gjilanit, 36 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 22 pacientë
Spitali i Ferizajt, 37 pacientë