Lajme

Ismet Kryeziu ‘dekonspiron’ videon propaganduese të VV-së : Qytetarët do të kërkojnë ndryshimin që VV-ja ofroi më 14 shkurt

01/12/2023 14:11
nga:N M

Ismet Kryeziu ngas shoqëria civile ka folur rreth videos së fundit propaganduese të Lëvizjes Vetëvendosje, e ku aty sulmohen  për ‘shkatërrim të shtetit’ qeveritë e kaluara, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje kishte ardhur në pushtet në zgjedhjet e fundit nacionale si parti e ndryshimit, por që sipas Kryeziut është vetë partia në pushtet që po i reziston ndryshimit.

“S’mundesh ta ndryshosh të gjithë shoqërinë e veten ta ruash si një subjekt që shkëlqen gjatë gjithë kohës. Për më tepër jo nga pozita e pushtetit, ku administrata, rutina qeverisëse, problemet dhe sfidat që presin zgjidhje s’të krijojnë shumë mundësi për kreativitet e retorikë politike. Në pamundësi për të shkëlqyer në pushtet po përpiqet të zgjedhë veprim politik të kombinuar, herë opozitar e herë pushtetar”, ka shkruar Kryeziu ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Çka ka ndryshuar? Çka nuk po ndryshon? Çka mundë të ndryshojë?
Vetëvendosje ka ardhur si opsion i ndryshimit?! Por siç po duket është vetë VV-ja ajo që po i reziston ndryshimit.
S’mundesh ta ndryshosh të gjithë shoqërinë e veten ta ruash si një subjekt që shkëlqen gjatë gjithë kohës. Për më tepër jo nga pozita e pushtetit, ku administrata, rutina qeverisëse, problemet dhe sfidat që presin zgjidhje s’të krijojnë shumë mundësi për kreativitet e retorikë politike. Në pamundësi për të shkëlqyer në pushtet po përpiqet të zgjedhë veprim politik të kombinuar, herë opozitar e herë pushtetar.
Kampanjat me video nga pozita e të pushtetshmit nuk nxisin admirim, s’do ja ruajnë shkëlqimin, nëse në shumë segmente të qeverisjes VV-ja po i replikon veprimet politike si partitë paraprake. Për më tepër protagonist të videos së këtij subjekti politik nuk janë konkurrentët real të liderit të tyre, por disa nga ata që ndoshta tani e kanë përmbyllur karrierën e tyre politike.
Çka mund të ndryshojë? VV-ja po e lexon se qytetarët së shpejti do të kërkojnë ndryshe nga ajo që po ju ofrohet pas 14 shkurtit.