Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 44-vjetorin e vrasjes së dy vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës, i ka përkujtuar ata me këngën e kënduar nga Mujë Krasniqi.
“Heronjtë u këndojnë heronjve. Mujë Krasniqi këndon këngë për Jusuf Gërvallën”, shkroi Haradinaj krahas një videoje të vjetër që e publikoi.
Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka u vranë në Gjermani në një atentat më 17 janar 1982.


