Lajme

44-vjeçari ikë për të disatën herë nga Enti Special në Shtime, ‘meraku’ i tij të marrë veturat e qytetarëve

12/23/2023 22:29
nga:Sh R

Nuk janë të rralla rastet kur pacientët në Qendrën Integruese Rehabilituese të të sëmurëve kronikë-psikiatrikë ikin nga ky institucion dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Kjo Qendër tash e një kohë është në hall me një pacient, i cili ka ikur dhjetëra herë na Enti.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se 44-vjeçari është larguar sërish mbrëmë dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Ai ka ikur edhe pak ditë më parë dhe më pas ishte përfshirë në një rast të vjedhjes së një veture në Lipjan.

Bazuar në dëshminë e punonjësit të QIRPS, pacienti nuk është i dhunshëm, por ka ‘merak’ t’i marrë veturat e qytetarëve kur i gjen çelësat e tyre.