Lajme

431 raste aktive me koronavirus në Kosovë

10/30/2021 09:08
nga:M K

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 431.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317, nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,976 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.707 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.558.528 doza të vaksinës.

Deri më sot 720.378 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.