Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Geci, ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarë në Kaçanik dhe Han të Elezit, ku sipas tij është vërejtur një mobilizim i madh dhe mbështetje në rritje për subjektin politik që ai përfaqëson.
Përmes një deklarimi publik, Geci tha se atmosfera në këto dy komuna ka reflektuar optimizëm dhe besim për rezultat pozitiv në zgjedhjet e ardhshme.
“Kaçaniku dhe Hani i Elezit sonte folën qartë, fryma e fitores po rritet fuqishëm!”, ka deklaruar ai.
Sipas Gecit, qytetarët po kërkojnë ndryshim, seriozitet dhe përfaqësim të denjë institucional, ndërsa ai shtoi se energjia që ka marrë gjatë takimeve me qytetarët është dëshmi e mbështetjes në terren.
/GazetaBlic/


