Lajme

42 raste me koronavirus në ditën e fundit të vitit 2021

12/31/2021 14:58
nga:M K

Asnjë viktimë e 42 raste të reja me koronavirus në Kosovë në ditën e fundit të vitit 2021.

Këtë e ka konfirmuar vetëm para pak çastesh Ministria e Shëndetësisë përmes postimeve tashmë të zakonshme të orës 15:00, përcjell GazetaBlic.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, 2018 persona kanë pranuar dozën e radhës respektive përgjatë 24 orëve të fundit.

Më poshtë edhe raporti i plotë.

/GazetaBlic/