Sporti

41 vjeçari Pepe shpallet mbrojtësi më i mirë i muajit në Portugali

04/09/2024 11:33
nga:Lorik J

Pepe, qendërmbrojtësi i FC Porto, u konsiderua mbrojtësi më i mirë i Ligës portugeze për muajin mars.

Kapiteni i Dragons kishte 19.66 për qind të votave, duke kaluar Ousmane Diomande (14.53%) nga Sporting dhe Ricardo Mangas (8.55%) nga Vitória de Guimarães, përcjell GazetaBlic Sport.

41-vjeçari portugez luajti nga 90 minuta në katër ndeshjet që Dragons luajtën muajin e kaluar dhe të cilat përfunduan me tri fitore (Benfica, 5-0, Portimonense, 3-0 dhe Vizela, 4-1) dhe një humbje (Estoril, 0-1).

/GazetaBlic Sport

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Liga Portugal (@ligaportugal)