Lajme

41 gradë në hije, sot dita më e nxehtë e verës në Shqipëri

07/24/2022 07:49
nga:G B

Territori shqiptar vijon të jetë në ndikimin e valës së nxehtë e cila ndodhet në territor prej disa ditësh, duke sjell temperatura ekstremisht të larta.

Deri në orët e mesditë parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë Shqipërinë. Por pas mesdite pritet të ketë shfaqje të vranësirave të lehta në zonat malore dhe të ulëta.

Temperaturat e ajrit sot do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C në hije. Në diell temperatura do jetë 5-6 gradë më e lartë.

Rekomandohet qëndrimi në shtëpi ose në ambiente të freskëta e me hije.