Lajme

4 veprimet që duhet t’i bëjë Qeveria, për ta nxjerrë Kosovën nga kurthi i Serbisë, sipas Avdullah Hotit

12/28/2022 09:14
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka treguar veprimet që e nxjerrin Kosovën nga kurthi i Serbisë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet të hiqen barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in, të kërkohet me ngulm nga BE dhe SHBA që t’i bëjnë presion Serbisë që të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi.

Tutje, Hoti ka thënë se duhet të ruhet fuqishëm paqja e mos të përmendet lufta e konfliktet, pasi luftën e kemi paguar shtrenjtë dhe rreziku është që të humbim paqen për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë.

Postimi i tij i plotë:

Veprimet që nxjerrin Kosovën nga ky kurth e Serbisë:

1. Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë.

2.Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi.

3.Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut.

4.Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë.