Lajme

4 sulme kibernetike në 4 vitet e fundit, Shqipëria në shënjestër të Iranit,

09/10/2022 12:44
nga:Mergim Rreci

Duket se Shqipëria është vënë në shenjestër të Iranit, pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike, dhe dëbimit të diplomatëve nga vendi.

Por sulmet kibernetike nuk kanë ndodhur vetëm tre muajt e fundit, pasi Shqipëria ka qenë e sulmuar edhe më parë nga ky shtet.Sulmet e parandaluar nga Irani:

Sulmi i 4 viteve më parë

Nuk është hera e parë që në Shqipëri ka një sulm të organizuar nga Irani. Në mars të vitit 2018 u parandalua një sulm drejt kryegjyshates botërore në ditën e Sulltan Nevruzit. Disa persona me shtetësi iraniane të maskuar si gazetarë kishin organizuar një sulm terrorist por që u parandalua.

Ditën e ngjarjes antiterrori shqiptar ndaloi 2 iranianë të cilët u prezantuan si gazetarë por më pas u liruan dhe larguan nga territori shqiptar. Për këtë ngjarje nga Shqipëria u dëbuan edhe 2 diplomatë iranianë.

Anulimi i “Samitit Botëror të Iranit të Lirë” në Manzë

Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, u shty deri në një njoftim të dytë.

Vendimi erdhi pas rekomandimeve të qeverisë shqiptare dhe reagimit të ambasadës amerikane se nga Irani ishte planifikuar një sulm terrorist.

Anëtarët e MEK kanë qenë në vëmendjen e regjimit iranian liderët e të cilit, e kanë përmendur Shqipërinë si strehuese të terroristëve.

Rënia e e-albania dhe ndërprerja e shërbimeve online

Në korrik të këtij viti, Shqipëria u godit nga një tjetër sulm kibernetik, i cili u vërtetua se shkaktar ishte Irani.

Sulmi dëmtoi sistemin online, i cili mundësonte aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumentave biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë.

Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike.

Rënia e e-Albania solli rikthimin e qytetarëve në sportelet fizike.

Llojet e sulmit ishin dy: Ransomware dhe ZeroCleare ËipeOut. Aktiviteti i parë keqdashës nisi fillimisht në formën e një sulmi Ransomëare, por mesa dimë çfarë është Ransomëare tipik, ka për qëllim enkriptimin e të dhënave për të kërkuar më pas dekriptimin e tyre kundrejt një pagese, por në rastin konkret nuk ishte ashtu, ishte Ransomware decoy in.

Sulmi i fundit ndodhi mbrëmjen e djeshme ku ra sistemi “TIMS” në pikën kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.

Për rreth 12 orë sistemi doli nga funksioni dhe u desh të punohej me regjistra dore.

Kjo gjë solli rradhë të gjatë në pikat kufitare./Gazeta Express