Sporti

4 miliardë euro humbje për 24 orë, reagon “Coca-Cola”: Të gjithë kanë të drejtë të pinë çfarë duan

06/16/2021 13:49
nga:Mergim Rreci

Çdo gjest që bën Cristiano Ronaldo, mund të kushtojë shuma të konsiderueshme parash.

E dinë mirë tifozët e skuadrave në të cilat ka bërë pjesë portugezi gjatë karrierës së tij dhe që tani e di dhe Coca-Cola. Gjesti që bëri Cristiano Ronaldo në konferencën për shtyp para sfidës me Hungarinë, ku spostoi dy shishet me pijen e gazuar, për t’i bërë vend një shisheje më të shëndetshme me ujë, i ka kushtuar humbje të mëdha Coca-Colas. E bën të ditur e përditëshmja spanjolle “Marca”, që ka analizuar humbjet në bursë të markës së famshme.

Në orën 15.00 të së hënës, me hapjet e merkatos së aksioneve në Europë, një aksion i Coca Colas kishte një vlerë prej 56.10 dollarësh, ndërsa në përfundim të konferencës u regjistrua një rënie deri sa aksionet arritën çmimin prej 55.22 dollarësh. Një rënie prej 1.6 % që e përkthyer në shifra në kalimin nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë, do të thotë një humbje prej 4 miliardë dollarësh.

Nuk përjashtohet mundësia që tani Coca-Cola të përdorë rrugët ligjore kundër Ronaldos. Ndërkohë një gjest të ngjashëm me atë të fenomenit portugez bëri dhe Paul Pogba, i cili kur mbërriti në sallën e konferencës për shtyp, spostoi shishen e Heineken, pikërisht të firmës që ka emrin e çmimit :”Man of the Match” (Njeriu i Ndeshjes), duke e vendosur poshtë tavolinës, me sa duket si kundërshti për pijet alkoolike, por duke i lënë në vendin e tyre dy shishet e Coca-Colas.