Gjykata Themelore e Pejës, dega në Deçan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Pejës, për ndalim afatgjatë të llogarive për të dyshuarit për fajde, ish-komandantin Azem Veseli dhe të dyshuarin tjetër Hazir Tahirsylaj.
Lajmin për bllokimin e xhirollogarive të tyre e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai ka thënë se në xhirollogaritë e tyre janë bllokuar rreth 51 mijë euro.
“Të dy personave u janë bllokuar xhirollogaritë me rreth 51 mijë euro dhe në bazë të kërkesës së prokurorisë të pandehurve H.T. dhe A.V. u është vazhduar paraburgimi nën dyshimin se kishin për kryer vepra penale të fajdesë”, tha Nikçi për Reporterin.
Kujtojmë se ish-komandanti i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, në Zonën e Dukagjinit, Azem Veseli ishte arrestuar me 16 shtator të këtij viti për fajde gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës.ivile të luftës të cilët kishte tentuar t’i varrosë me dëshmorët e vërtetë.