Liga e Kampionëve tashmë është në fazën finale të saj.
Janë katër skuadra gjysmëfinaliste të cilat synojnë që ta fitojnë trofeun e madh në këtë edicion, shkruan GazetaBlic.
Chelsea – Real Madrid si dhe PSG – Manchester City do të jenë çiftet e ndeshjeve gjysmëfinaliste, çifte këto që premtojnë spektakël të madh.
Arbër Loxha, gazetari dhe komentatori i këtij kompeticioni në Kujtesa Sport tha se kjo fazë pritet të jetë shumë interesante për faktin që katër skuadrat janë me kualitet të përafërt.
Komentatori Loxha ka disa vite që vazhdimisht komenton ndeshjet e këtij kompeticioni, duke qenë afër pothuajse çdo takimi të zhvilluar në veçanti në fazën finale të tyre.
“E vështirë për të parashikuar finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Fakti që janë kualfiikuar 4 ekipe të cilat për nga kualiteti janë shumë të përafërta e bën të vështirë për t’i dhënë gjasa dikujt më shumë apo më pak. Por besoj që faktori kyç këtë vit janë lëndimet. Cilado nga 4 skuadrat gjysmëfinaliste që arrinë ta mbajë ekipin me sa më pak dëmtime të futbollistëve, besoj se i ka gjasat më të mëdha për finale. Ky sezon mund të jetë i francezëve. Përkundër që PSG do ndeshet me Manchester City-in, i shoh si favoritët për të shkuar deri në fund përseëri. PSG duket se do luaj me kapacitetin e plotë kundër City-it. Ekipi i Guardioles deri në gjysmëfinale nuk pati asnjë ndeshje të vështirë dhe kjo di të jetë një disavantazh kur takohet me një skuader që ka vuajtur shumë deri sa erdhi në final four. Mos harroni, PSG e ka eleminuar Barcelonën dhe Bayernin ndërsa City, Gladbachun dhe Dortmundin” tha fillimisht Loxha për GazetaBlic Sport.

Më pas ai analizoi edhe ndeshjen tjetër më mes Real Madrid dhe Chelsea, ku tha se e sheh pak më favorite skuadrën madrilene në këtë takim.
“Ndërsa te dueli Real – Chelsea, nëse madrielenët do të rikuperojnë disa futbollistë që nuk ishin në mundësi të luanin në çerekfinale, i shoh me favoritë se Londinezët. Këtë e bazoj në përvojën e Zidane dhe të lojtareve që janë ne fondin e Los Blancos. Zizou dhe 80% e tyre vetëm se e kanë fituar Championsin 3 herë dhe nuk është dicka e re qasja në një gjysmëfinale për ta.
Në anën tjetër Chelsea, një skuadër që ka një trajner finalist të Uefa Champions League, por lojtarët apo shumica e tyre janë të rinjë dhe pa shumë përvojë evropiane, duke mos e harruar Kanten, Azpin, Alonson, Rudigerin dhe Giroudin, qe vetëm e kanë fituar Europa Leaguen por në Champions është më ndryshe” deklaroi Loxha.
/GazetaBlic/


