Kancelari gjerman, Olaf Scholz sot ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Steffen Hebestreit përmes një postimi të bërë në Twitter ku tha se Scholz ka simptoma të lehta të ftohjes dhe menjëherë është izoluar.
“Sot eshte kancelari Scholz rezultoi pozitiv me #Corona. Ai ka simptoma të lehta të ftohjes dhe është izoluar menjëherë. Ngjarjet publike të kësaj jave janë anuluar”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Qeverisë në Twitter.
Heute ist @Bundeskanzler Scholz positiv auf #Corona getestet worden. Er hat milde Erkältungssymptome und sich sofort in Isolation begeben. Die öffentlichen Termine dieser Woche werden abgesagt. Die #MPK am Mittwoch will der Bundeskanzler virtuell wahrnehmen.
— Steffen Hebestreit (@RegSprecher) September 26, 2022


