Lajme

39 vjeçari që humbi jetën nga të shtënat në “Bon Vivant” ishte pjesëtar i FSK-së

08/05/2023 11:44
nga:Y I

Kastriot Ramadani, 39-vjeçar, ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”.

Sipas burimeve të Paparaci brenda organeve të rendit, Ramadani ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ramadani mbrëmë ishte i shoqëruar nga i kërkuari i FBI-së, Dukagjin Nikollaj – “Duka”.

Nikollaj momentalisht ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuari kryesor për përfshirjen në përleshjen në “Bon Vivant”.

Përpos nga Policia e Kosovës ai tash e sa vite është i kërkuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirjen në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës.

/Paparaci/