Lajme

38 zyrtarë policor lanë vendin e punës në vitin 2021

04/07/2022 17:27
nga:Q R

Jo vetëm mjekët në Kosovë po e lënë vendin e tyre të punës.

Këtyre të fundit iu janë bashkuar edhe policët.

Madje një gjë të tillë e ka pranuar ditë më parë edhe vet drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti.

Por, jo vetëm që po e lënë punën, Policisë po i mungojnë edhe pjesëtarët e rinj.

“Fatkeqësisht kemi rënie të numrit të pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Po ashtu është e vërtetë se shumë pjesëtarë po e lënë punën në Policinë e Kosovës. Mbase është çështje sociale apo ekonomike, mbase duhet të kemi një ekspert që merret me këtë çështje”, ka deklaruar Mehmeti.

Numri i zyrtarëve policor që kanë lënë vendin e punës vetëm në vitin 2021, sipas një përgjigjeje të Policisë së Kosovës për FrontOnline, kalon mbi 30.

“38 zyrtarë e kanë lënë vendin e punës në vitin 2021”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndërsa, që ngakrijimi i saj kanë dhënë dorëheqje mbi 1 mijë policë.

“Numri i përgjithshëm i zyrtarëve policorë të cilët kanë dhënë dorëheqje nga PK-ja deri me sot është 1120 zyrtarë”, thuhet më tutje në përgjigje.

Konkursi i fundit për policë të rinjë është shpallur më 28 tetor deri në 26 nëntor të vitit 2021.

Në këtë konkurs kanë aplikuar 11 mijë e 292 kandidatë.

Ndërsa, testin në pyetjet me shkrim e kanë kaluar vetëm një mijë kandidatë.

Austria i dhuron SHSKUK-së pajisje mjekësore e material shpenzues