38 vjeçari Valbon Poroshtica nga Hajvalia e Prishtinës ka nevojë për ndihmë.
Ai ka vuajtur nga një sëmundje kur ishte fëmijë dhe i është dashur të operohet, operim të cilin duhet ta kryejë sërish por nuk ka kushte ekonomike.
Poroshtica ka telefonuar në adresë të “Gazeta Blic” ku ka treguar rreth gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet momentalisht dhe se nuk ka pare për të blerë asnjë nga medikamentet mjekësore.
I njëjti i ka thënë redaksisë sonë se gjendja e tij ekonomike është e mjerueshme dhe vuan për artikujt bazë ushqimorë.
Më poshtë keni numrin kontaktues të Valbon Poroshticës:
+383 455 470 13






