Aktualisht në Shqipëri janë gjithsej 372 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja, nga 846 testime.
Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar edhe 117 persona.
Ndryshe, aktualisht në spitalet COVID trajtim po marrin 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.


