Lajme

37 mijë kosovarë kanë marrë vaksinat anti-COVID deri më sot

05/15/2021 13:57
nga:M K

37 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më sot në Kosovë.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi se vetëm sot në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 165 persona, ndërsa në nivel vendi sot janë vaksinuar 2.103 qytetarë.

“Edhe sot jemi duke vazhduar me vaksinimin e kategorisë së të moshuarve mbi moshën 65-vjeçare. Deri në këto momente që po flasim aktualisht kemi të vaksinuar 165 persona, gjithmonë me prioritet ata që janë të kontaktuar dhe që kanë aplikuar online”, tha Bardhi para mediave.

Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë janë vaksinuar 37 mijë qytetarë.

“Gjithçka është duke shkuar mirë dhe procesi i vaksinimit nuk ka paraqitur ndonjë problem në zbatim. Në nivel; vendi numri i të vaksinuarve vetëm sot edhe në komunat e tjera, 2.103 persona e kanë marrë vaksinën Astra Zeneca. Nëse e shohim nga fillimi i procesit të vaksinimit tashmë i kemi 37 mijë të vaksinuar në nivel vendi. Kjo është gjendja për sa i përket vaksinimit”, ka thënë ai.

Kujtojmë, që Kosova mbetet vendi me numrin më të ultë të të vaksinuarve, kjo pasi Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka arritur të lidhë kontratë me kompanitë prodhuese për blerjen e dozave për imunizim të popullatës.

Deri më tani në Kosovë kanë mbërritur vetëm vaksina donacione nga BE’ja, të cilat nuk po mjaftojnë dhe për këtë qëllim edhe procesi i imunizimit po ecën shumë ngadalë.

LEXO EDHE:

Mbingarkohet Klinika Emergjente – QKUK thirrje qytetarëve që të mos marrin rrugë për çfarëdo rasti, përveç atyre urgjente

06/14/2021 19:41

Sogojeva: Më 15 qershor hapen sallat e dasmave