Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ofruar gjithsej 367 shërbime emergjente gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit të shërbimeve emergjente, 81 raste janë menaxhuar në Reanimim, 121 në Emergjencën Internistike, 62 në Emergjencën Kirurgjike, ndërsa 77 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.
Në Sallën e Vogël janë trajtuar 26 pacientë, kryesisht për ndërhyrje si qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe raste të ndryshme të lëndimeve dhe incidenteve.
Tre persona janë trajtuar për intoksikim, dy persona kanë kërkuar ndihmë pas përfshirjes në përleshje fizike, ndërsa 32 persona janë lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 36 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së.


