Lajme

36 vjet nga ribashkimi, KFOR-i uron aleatin gjerman

10/03/2026 08:58
nga:L J

KFOR-i ka uruar Gjermaninë me rastin e Ditës Kombëtare, duke e cilësuar atë si një nga aleatët e saj dhe duke vlerësuar kontributin gjerman në misionin e NATO-s në Kosovë.

“Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë gjermanë”, thuhet në urimin e KFOR-it.

Nga KFOR-i është bërë e ditur se Gjermania është një nga 31 shtetet që kontribuojnë me trupa në misionin e KFOR-it.

Urimi është shoqëruar me mesazhin “Së bashku, më të fortë për paqen”.

Ndërkohë, sot janë bërë 36 vjet nga ribashkimi i Gjermanisë.

Më 3 tetor 1990, Republika Federale e Gjermanisë (Gjermania Perëndimore) dhe Republika Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore) u bashkuan zyrtarisht.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në zona të administruara nga fuqitë aleate. Në vitin 1949, vendi u nda në dy shtete: Gjermania Lindore, e cila ishte nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik dhe kishte sistem socialist, dhe Gjermania Perëndimore.

Me kalimin e viteve, dhjetëra-mijëra qytetarë të Gjermanisë Lindore nisën të largoheshin drejt Perëndimit, kryesisht për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Për të ndaluar këto largime, autoritetet e Gjermanisë Lindore ndërtuan Murin e Berlinit në vitin 1961.