Robert Lewandowski ka folur hapur për moshën dhe të ardhmen e tij në futboll, duke u shprehur krenar për jetëgjatësinë e tij.
Sulmuesi i Barcelonës, tani 36 vjeçar, tha se nuk shqetësohet për aftësitë e tij fizike dhe është i fokusuar të shijojë kohën e tij në fushë.
“Nuk më vjen turp dhe nuk shoh ndonjë problem me moshën time. Nga pikëpamja fizike, nuk kam frikë, por gjithçka varet nga mënyra se si shkojnë gjërat”, ka thënë Lewandowski, sipas Mundo Deportivo.
Ish-sulmuesi i Bayern Munichut është në formë të mirë këtë sezon, pasi ka shënuar 29 gola në 30 ndeshje. Ai mbetet optimist për të vazhduar në nivelin më të lartë.
“Sot kam një buzëqeshje në fytyrën time, mezi pres të luaj në fusha të blerta dhe dua të fitoj më shumë. Për sa kohë që zemra ime më thotë se ia vlen, do ta bëj”, shtoi Lewandowski.
/GazetaBlic Sport