Lajme

36 vjeçari gjen kuletë më pare e dorëzon në polici

08/12/2022 12:08
nga:N M

Policia e Kosovës ka njfotuar se një qytetar në Prizren ka gjetur një kuletë me para e të cilën e ka dorëzuar në polici, raporton Gazeta Blic.

Sipap policisë me datë 11.08.2022, rreth orës 16:00, qytetari A. S (36) nga Prizreni, ka raportuar në stacionin policor Prizren se ka gjet një kulet me një shumë të parave (rreth 140 euro ).

Në kulet përveç parave kishte edhe një letërnjoftim të një qytetari nga Suhareka.

“Në bazë të dokumentit të gjetur në kuletë është identifikuar dhe është kontaktuar pronari i kuletës, ai ka ardhur në stacion e ka marrë kuletën me para dhe ka deklaruar se asgjë nuk i mungon. Ky nuk është rast i vetëm kur qytetarët i kthejnë gjërat e gjetura”, ka njoftuar policia.

Pak ditë para takimit me Vuçiq, Kurti: Jo dialog për dialog por dialog për marrëveshje ligjërisht të obligueshme