Lajme

Rrahmani: Nga presioni i përgjithshëm u parandalua një puç ndaj Republikës së Kosovës!

04/29/2026 19:13
nga:Y I

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, ka folur lidhur lidhur me çështjen e presidentit.

Ai në emisionin “DPT te Fidani”  tha se në seancën e djeshme, është synuar të zgjedhet presidenti me 61 vota.

Mirëpo, Rrahmani tha se nga presioni i përgjithshëm, u parandalua një puç ndaj Republikës së Kosovës.

“Kanë qenë të orientuar për ta zgjedhur presidentin dje me 61 vota. Besoj që ka qenë meritë e të gjithëve dhe seriozitetit të subjekteve politike opozitare, edhe mediave, edhe presionit të përgjithshëm dhe qytetarëve të cilët e kanë parandaluar një puç ndaj Republikës së Kosovës, ndaj kushtetueshmërisë edhe ndaj rendit kushtetues në vendin tonë”, u shpreh ai.