Sot mbahet ceremonia e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës (UVP)
Në ceremoninë e hapjes do të marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti dhe do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare në ora 18:00.
Albulena Blakaj, Prorektore për bashkëpunime ndërkombëtare në UP, tha se këtë vit studentët ndërkombëtar që do të jenë pjesë në UVP për këtë vit janë mbi 50 % e numrit total.
“Këtë vit janë 350 studentë pjesë e UVP-së, për fat të mirë këtë vit kemi pasur shumë interesim nga jashtë, pra këtë vit kemi mbi 50 % nga vendet e huaja. Studentët kanë filluar të vijnë edhe profesorët”, tha ajo për RTK.
Sipas saj programi i Universitetit Veror është dy javë dhe ky aktivitetet synon promovimin e Kosovës.
Ajo paralajmëroi se në kuadër të planit që e kanë studentët do të vizitojnë edhe Prekazin, Prizrenin, Pejën, muzetë, GAK, e vende të tjera që janë me rëndësi në Kosovën.


