Lajme

35-vjetori i rënies së Zhitisë dhe Fazliut, Bulliqi: Me respekt kujtojmë trimërinë dhe sakrificën e tyre

11/02/2024 15:56
nga:Y I

Në 35-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi shprehet se me respekt kujtohet trimëria dhe sakrifica e Zhitisë dhe Fazliut.

“Me respekt kujtojmë trimërinë dhe sakrificën e Afrimit dhe Fahriut, një trashëgimi që na frymëzon dhe na obligon të vazhdojmë rrugën e ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës. Lavdi e nderime heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu! Lavdi e nderime të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës!”, ka shkruar kreu i Podujevës.