Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numër 36, Valdete Idrizi, shprehet e bindur se qytetarët do ta mbështesin në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Idrizi thotë se kjo mbështetje do të vijë si shkak i angazhimit të saj, dhe se gjithmonë ka qenë vetvetja ndaj punëve që ka bërë karshi qytetarëve.
“Numëri im është 36, këtë herë garojë me këtë numër, unë besoj se njerëzit do të më votojnë që jam vetvetja. Unë zakonisht kur flas ose kur premtojë, njerëzve u kam premtuar që do të punojë aq shumë që gjithëherë me i pa në katër sy qytetarët dhe me vet faktin që kam jetuar gjithë herë në vend e dinë ku jetojë i tregojë të gjithëve, deri tash për krejt çka kam thënë që do të bëj e kam bërë”, tha ajo për GazetaBlic.
Po ashtu, Idrizi thotë se ka qenë zë i atyre që kishin nevojë për ndihmë, e që kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Nuk hezitoj asnjëherë me thanë nuk di atë që nuk di, gjithëherë i pyes ata që dijnë ka shuëm fusha që nuk di, atëherë nuk kam ditë për amandamentin se si bëhën, por jam angazhuar i kam marrë njerëzit ngat vete, kam qenë zë i atyre fshatrave, jo vetëm një por disa, është gjetur zgjidhje jetesë për ta, kështu do ta bëj edhe në të ardhmen”, ka thënë ajo.
Mes të tjerash, Idrizi siguron qyetarët kosovarë se do të jetë qasshme për çdo njeri, pa bërë dallime.
“Pavarësisht se a vie një grua prej Kaqanikut, ose Gjakovë a Mitrovicë, unë do të jem zë i tyre dhe nuk kam me hezituar asnjëherë, do të jem e qasshme. Besoj me këtë çka jam me origjinalitetin tim, dhe nuk pritoj me punu, besoj që për këtë kanë me më përkrah dhe nuk hezitoj me kërku mbështettjen sepse e di që do ta bëjë këtë”, u përgjigj ajo.