Në të dhënat e fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 349 persona janë akoma të infektuar me COVID-19.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, 12 qytetarë janë infektuar, ndërsa një ka humbur betejen me SARS-CoV-2.
Ministria Shëndetësisë mbrëmë njoftoi edhe për gjurmimin e 9 rasteve me variantin Omicron.
Në anën tjetër, edhe procesi i vaksinimit po vazhdon, me 768 doza të dhën vetëm dje.
Deri më tani, janë administruar gjithsej 1.664.711 doza anti-COVID.