Lajme

Prezantimi i kandidatëve për deputetë/ Dr. Sci Besim Mulaj: Një mesazh i fuqishëm se LDK është e gatshme të udhëheqë me dinjitet dhe vizion

12/16/2025 21:12
nga:G B

Kandidati i LDK-së për deputet, Dr. Sci Besim Mulaj, ka ndarë momente nga prezantimi i deputetëve sot i bërë nga kryetari i partitë, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, raporton Gazeta Blic.

“U dëshmua qartë se LDK hyn në këtë garë me njerëz të dëshmuar, me ide të qarta dhe me një program që synon zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe plot energji, u bë prezantimi i kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Një mbrëmje që reflektoi unitet, vizion dhe besim në të ardhmen.

Dr. Lumir Abdixhiku prezantoi secilin kandidat me përkushtim, duke vënë në pah vlerat, profesionalizmin dhe përgjegjësinë që LDK sjell para qytetarëve në këto zgjedhje. U dëshmua qartë se LDK hyn në këtë garë me njerëz të dëshmuar, me ide të qarta dhe me një program që synon zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë.

Ky prezantim nuk ishte vetëm formalitet, por një mesazh i fuqishëm se LDK është e gatshme të udhëheqë me dinjitet dhe vizion. 28 dhjetori po vjen, e bashkë me të edhe mundësia për ndryshim të vërtetë.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1#Ldk123