Partia Socialiste mbush sot 34 vjet.
Kryetari i saj, njëherësh kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, uroi të gjithë anëtarët e kësaj partie në këtë përvjetori.
Ai thotë se flamuri i PS-së është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE.
“Mirëmëngjesi, dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34 vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim”, ka shkruar Rama.



