Kandidati i PDK-së për deputet me numër 34, Ragip Xhaka i ka vazhduar aktivitetet paralektorale, raporton Gazeta Blic.
Ai sot ka marrë pjesë në takimin e organizura nga kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, me veteranët.
“Ishte një moment i veçantë për të nderuar sakrificat dhe kontributin e këtyre heronjve që i dhanë gjithçka për lirinë tonë. Të jem pjesë e kësaj ngjarje, ishte një kujtim i madh i angazhimit të tyre dhe një angazhim i mëtejshëm për të mbështetur vazhdimin e kësaj rruge, për një Kosovë ma të mirë”, ka shkruar ndër të tjera Xhaka.
Postimi i plotë:
Sot pata nderin të marr pjesë në tubimin e Kryeministrit Bedri Hamza me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK). Ishte një moment i veçantë për të nderuar sakrificat dhe kontributin e këtyre heronjve që i dhanë gjithçka për lirinë tonë. Të jem pjesë e kësaj ngjarje, ishte një kujtim i madh i angazhimit të tyre dhe një angazhim i mëtejshëm për të mbështetur vazhdimin e kësaj rruge, për një Kosovë ma të mirë.
#RagipXhaka34 #Xhaka34 #PDK131
Xhaka, sot ka takuar edhe qytatarët në Podujevë.
“Me kandidatët për deputetë takuam qytetarët tanë në qytetin tonë të Podujevës. Së bashku paraqitem vizionin tonë dhe të PDK-së në krye me kryeministrin Bedri Hamza. Si qytetet tjera të Kosovës edhe Podujeva mundet ma mirë, andaj qytetarët po e mbështesin fuqishëm programin tonë për ekonomi, shëndetësi, drejtësi, siguri dhe për çdo sferë të jetës.
#RagipXhaka34 #Xhaka34 #PDK131”, ka shkruar 34-shi i PDK-së.