Kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka takuar kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, pranë Urës së Fshajtë, simbolikisht duke theksuar afërsinë mes dy komunave, raporton GazetaBlic.
Latifi e quajti Gjinin një nga kryetarët më të suksesshëm dhe e falënderoi për mbështetjen në prag të zgjedhjeve të së dielës.
Postimi i plotë:
Me Ardian Gjinin, kryetarin shembullor të Gjakovës, tek Ura e Fshajtë, ku Rahoveci dhe Gjakova më shumë bashkohen se që ndahen. Ardiani është një ndër kryetarët më të përgjegjshëm, të përkushtuar e më të suksesshëm në Kosovë, që po shërben me rezultate të pakrahasueshme në Gjakovë.
E urova e ma uroi fitoren e madhe të së dielës, për të cilën po punojmë. Punë të mbarë e suksese, Ardian!


