Kryetari aktual i Lipjanit dhe kandidati për një mandat të ri, Imri Ahmeti, ka marrë përkrahje të madhe nga banorët e fshatit Leletiq, të cilët e kanë pritur me entuziazëm dhe besim, raporton GazetaBlic.
Ai ka vlerësuar Leletiqin si një vend me bukuri natyrore dhe traditë, ndërsa ka theksuar se përkrahja e qytetarëve është dëshmi e qartë se janë në rrugën e duhur.
“Fitorja jonë është e pashmangshme, sepse përkrahja juaj është e fuqishme,” ka deklaruar Ahmeti.


