335 është numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke dhënë detaje se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 17 sosh, përcjell GazetaBlic.
Sa i përket vaksinimit, numri i personave që kërkojnë të vaksinohen ka rënë dukshëm në krahasim me periudhën verore.
Përgjatë kohës për të cilën po flasim, dozë vaksine kanë pranuar 1349 qytetarë kosovarë, duke e dërguar në 1 milion e 612 mijë e 311 numrin e dozave të administruara që nga fillimi i këtij procesi.
Më poshtë edhe raporti i plotë.
/GazetaBlic/