Sporti

Dion Gallapeni: Në Zvicër shkojmë për rezultat pozitiv

09/03/2025 08:11
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni, është shprehur i bindur se Dardanët do të kenë paraqitje të mirë në ndeshjet e shtatorit, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kosova më 5 shtator do të përballet me Zvicrën në Bazel, ndërsa më 8 shtator në “Fadil Vokrri” pret Suedinë.

“Stërvitjet janë duke shkuar me intensitet të lartë. Jemi duke u përgatitur për këto dy ndeshje, por normalisht fokusi për momentin është vetëm tek Zvicra. Jemi duke punuar në aspektin taktik, kështu që shpresojmë të shkojmë atje dhe të marrim rezultat pozitiv. Pres që në ndeshjen me Zvicrën të hyjmë në fokus maksimal sepse e dimë se është ndeshje e vështirë dhe shpresoj se me ndihmën e bashkatdhetarëve tanë të marrim rezultat pozitiv”, tha Gallapeni.