Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

07/10/2025 07:46
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 10 korrik 2025

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban takimin e 349-të. (Ora 09:00, Objekti i KGjK-së, Prishtinë)

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, mban konferencë për media, prezanton të arriturat dhe aktivitetet e ATK-së për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. (Ora 10:00, Zyra Qendrore e ATK-së, Prishtinë)

10:30 – 14:30

Avokati i Popullit zhvillon disa aktivitete në veri të vendit:

Ora 10:30 – Vizitë në Leshak. (Komuna e Leposaviqit)

Ora 12:30 – Takim me qytetarët dhe OJQ në Leposaviq. (Restoranti “Tiha Noc”)

Ora 14:30 – Takim me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ora 11:00, Zyra e KQZ)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. (Ora 16:00, Zyrat e LDK-së, Prishtinë)

Rrjeti i OJQ-ve AVONET organizon në Lipjan ndezjen simbolike të qirinjve në kujtim të Agon Zejnullahut (Ora 20:30, rruga “Haradin Bajrami”).