Lajme

33-vjeçari që vdiq pas aksidentit të autoambulancës ishte djalë hasreti, babai i tij bën postimin prekës

07/01/2022 11:04
nga:Astrit Gashi

Skofiar Gjini, 33-vjeçar, ka mbetur i vdekur pas një aksidenti që ndodhi mes një veture dhe një autoambulance dje në Gjakovë.

Babai i tij, Gëzim Gjini, ka bërë një postim prekës për të, derisa ka njoftuar edhe për varrimin.

“Pse na ike kështu, pse i la Babë e Nonë, Grua dhe dy Vajza!? Përfundoj jeta për Ty por edhe për Ne si Prindër! Shkove në orar pune të shpëtosh jetë, e humbe jetën tënde! Këtë shkaktar vdekjeje, lë ta dënoj Ligji ose do ta dënoj Kanuni! Skofiar të emërova me emër, Skofiar ishe në jetë!”, ka shkruar Gjini.

Ai ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot në orën 19:00, në varrezat e reja në Gjakovë.

33-vjeçari ishte punonjës i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.