Lajme

33 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, katër pacientë në spital

05/28/2022 18:50
nga:G B

Kjo është dita e 21-të pa viktima nga COVID në Shqipëri.

Nga 759 testime, rezultuan pozitivë me COVID19, 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

23 qytetarë janë në Tiranë, 2 në Durrës, Sarandë, Fier, 1 në Divjakë, Përmet, Korçë, Elbasan. Janë 307 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,277 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Maj 2022)

Raste të reja ditore 33

Të shëruar në 24 orë 30

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 759

Testime totale 1,827,113

Raste pozitive 276,081

Raste të shëruara 272,277

Raste Aktive 307

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 212

Fier 19

Vlorë 16

Korçë 15

Gjirokastër 14

Shkodër 10

Durrës 7

Elbasan 6

Berat 3

Dibër 3

Kukës 1

Lezhë 1.