Lajme

33 shkolla refuzojnë mbajtjen e votimit për shkarkimin e kryetarëve në Veri

04/17/2024 15:09
nga:Sh R

33 shkolla kanë refuzuar mbajtjen e votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri më 21 prill, ndërsa 10 të tjera janë të qasshme, ka konfirmuar të mërkurën kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.

Sekretari i KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se Sekretariati i Komisionit Qendror të zgjedhjeve për shkak të afatit shumë të shkurt deri në ditën e votimit është duke punuar intensivisht për gjetjen e lokacioneve alternative të cilat do të shërbejnë si qendra votimit ditën e votimit me 21 prill.

“Në komunën e Leposaviqit janë 18 Qendra e votimit ku 3 prej tyre janë të qasshme dhe 15 qendra e votimit drejtorët e shkollave kanë refuzuar ti japin në përdorim për procesin e votimit. Në komunën Zubin Potokut janë 12 qendra të votimit ku 2 prej tyre janë të qasshme dhe 10 qendra votimit drejtorët e shkollave kanë refuzuar ti japin në përdorim për procesin e votimit. Në komunën Zveçanit janë 6 Qendra votimit ku 2 prej tyre janë të qasshme dhe 4 qendra votimit drejtorët e shkollave kanë refuzuar ti japin ne përdorim për procesin e votimit. Në komunën Mitrovicës së Veriut janë 7 qendra votimit ku 3 prej tyre janë të qasshme dhe 4 qendra votimit drejtorët shkollave kanë refuzuar ti japin në përdorim për procesin e votimit. Lidhur me këtë Sekretariati i Komisionit Qendror të zgjedhjeve për shkak  të afatit shumë të shkurt deri në ditën e votimit është duke punuar intensivisht për gjetjen e lokacioneve alternative të cilat do të shërbejnë si qendra votimit ditën e votimit me 21 prill dhe po ashtu është duke bërë përpjekje maksimale për  hapjen e të gjitha Qendrave të Votimit dhe Vendvotimeve në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok”, ka thënë ai.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se është detyrim i institucioneve të Kosovës që t’i hapin shkollat për votime.

“ Ne do jem edhe zot të objekteve publike ato janë objekte publike të Republikës së Kosovës prandaj unë kërkoj që të gjitha institucionet kompetente këtu janë kryetarët e komunave që të urdhërojnë hapjen e atyre shkollave edhe në bashkëpunim me KQZ po edhe me policinë e Kosovës të hapën atë ditë”, ka thënë Kurteshi.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani, ka thënë se veprimi i serbëve është bojkot i procesit zgjedhor dhe duhet ndjekur penalisht.

“Duhet të ndërmirren të gjitha veprimet për një analizë të hollësishme që nesër të dimë saktë që cila qendër e votimit do të hapet të gjendet një alterantivë. Duhet të ndiqet penalisht gjitha këto raste duhet të procesohen”, ka thënë Elshani.

Ndërsa, Alban Krasniqi ka shtuar se duhet bërë maksimumin që të organizohet ky proces.

“Këto janë direktiva të listës serbe të qarta për me pengu një proces që na kanë shurdhu veshët që sa kohë. Na e kemi maksimumin në anën tjetër që me organizu ketë proces të themi në afate rekorde, dhe tash është një subjekt politik një parti politike e cila hapur po i sfidon institucionet e Kosovës, po merr veprime hapur për të pengu procese të caktune. Ne si KQZ të ndërmarrim edhe masat tonat me këtë subjekt politik. Të ja bëjmë të qartë se si është duke vazhduar mundet me u ballafaqu me pezullim në qoftë se nuk i nal këto veprime anti shtetërore. E mbështetur nga Vuçiqi që Listen Serbe e përdor si mashë kundër shtetit të Kosovës. Si ndodhi që për tri ditë një jave një muaj të sigurohet 20 përqindëshi po i njëjti subjekt që e ka shty përpara Lista Serbe i njëjti përdor praktikat të mbrapashta e të pa pranueshme që janë edhe vepra penale që tentojnë ta pengojnë procesin. Ja them publikisht Listës Serbe, po edhe kushdo element i jashtëm i Serbisë se perpjekja e tyre për me pengu jetën demokratike në Kosovë ka dështu sepse KQZ ka me kry secilën pjesë të detyrës e përgjegjësive. Edhe me 21 prill kanë me ushtru detyrën e votimit çfarëdo përjekje tjetër që bën përmes zyrtarëve të saj unë kërkoj që këto përjekje dhe ky lloj i veprimit të Listës Serbe edhe këto ditë edhe këto momente që po flasim të vihet në fokus të organeve të drejtësisë që të gjitha këto situata që ky subjekt që ka të bëjë edhe me terrorizmin po tenton ta pengojë këtë proces”, ka thënë ai.

Komisioni ka vendosur që të zgjatet afati i aplikimit të vëzhguese në katër komunat e veriut edhe sot deri në ora 18:00