Lajme

33 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

10/07/2022 21:45
nga:Y I

Asnjë viktimë dhe 33 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se janë prekur me virus 15 persona në Tiranë, 4 në Sarandë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fier, Selenicë, Elbasan.

Janë 353 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë.

Janë shëruar 70 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,355 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 33

Të shëruar në 24 orë 70

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 709

Testime totale 1,985,808

Raste pozitive 331,297

Raste të shëruara 327,355

Raste Aktive 353

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 205

Elbasan 35

Vlorë 34

Fier 18

Shkodër 15

Lezhë 13

Gjirokastër 12

Durrës 8

Dibër 5

Korçë 4

Berat 3

Kukës 1