Sporti

33 ndeshje si startues: Sezoni fantastik i Fatbardh Latifit me Trepçën 89′

05/25/2026 16:41
nga:L J

Mbrojtësi qendror Fatbardh Latifi ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të KF Trepça ’89 gjatë këtij sezoni, duke dëshmuar stabilitet dhe paraqitje të nivelit të lartë nga fillimi deri në fund të kampionatit.

Latifi ka zhvilluar plot 33 ndeshje si startues me fanellën e klubit mitrovicas, duke qenë një nga lojtarët më të besuar të trajnerëve gjatë gjithë edicionit.

Përveç sigurisë në repartin defansiv, ai ka kontribuar edhe në fazën ofansive me gola të rëndësishëm dhe asistime vendimtare për skuadrën.

Me paraqitjet e tij konstante, Latifi u shndërrua në “murin” e mbrojtjes së Trepçës ’89 dhe në një nga shtyllat kryesore të ekipit gjatë sezonit.

/GazetaBlic Sport