Lajme

323 raste aktive me koronavirus në Kosovë

11/23/2021 07:11
nga:M K

323 është numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë.

Vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 10 raste të reja, por numri i të shëruarve tejkaloi këtë shifër, duke shkuar në 13 sosh, përcjell GazetaBlic.

Shqetësues mbetet fakti se javëve të fundit kemi pasur numër të vogël të të vaksinuarve. Përgjatë kohës për të cilën po flasim janë vaksinuar 1231 qytetarë, shifër kjo e ulët, në krahasim me periudhën verore, kur numri i kosovarëve që synonin vaksinimin shkonte deri në 20 mijë në ditë.

Më poshtë edhe raporti i plotë.

/GazetaBlic/