Lajme

Shtrëngimi i duarve mes Bekë Berishës dhe Ramush Haradinajt: “Simbol i besimit dhe angazhimit për Kosovën”

01/19/2025 18:11
nga:G C

Bekë Berisha ka postuar një foto me Ramush Haradinajn duke shtrënguar duar, duke e cilësuar këtë moment si një simbol të fuqishëm të besimit dhe bashkëpunimit, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se ky shtrëngim duarsh nuk është vetëm një gjest i thjeshtë, por një angazhim për të vazhduar rrugëtimin së bashku për të realizuar qëllimet e përbashkëta.

Berisha ftoi qytetarët të mësojnë më shumë rreth fushatës dhe kandidaturës së tij, duke ofruar një link për informacion shtesë. Ai përmendi #PerKosovenFituese dhe numrin 8 për mbështetje të AAK-së.